Aktualitet

U tronditën nga atentati në Rrile të Lezhës, nxënësit dhe mësuesit e shkollës në fshat bojkotojnë mësimin

Ndërkohë pista kryesore e hetimeve për plagosjen e Agron Pukës në fshatin Rrilë të Lezhës, janë konfliktet e pak ditëve më parë mes tij dhe disa personave.

6 Mars 2024, 10:10 Nga r.ll
U tronditën nga atentati në Rrile të Lezhës,
pamje nga vendngjarja

LEZHË- Një atentat me armë zjarri ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Rrile të Lezhës. I plagosur mbeti Agron Puka, 54-vjeç, i cili u qëllua me breshëri plumbash para shkollës së fshatit menjëherë pasi la fëmijët. 

Ndërkohë të tronditur nga ngjarja, fëmijët dhe mësuesit kanë bojkotuar mësimin në shkollën 9-vjeçare ‘Marash Gjoni’ në Rrilë, pasi nga të shtënat janë rrezikuar edhe ata.

Ndërkohë pista kryesore e hetimeve për plagosjen e Agron Pukës në fshatin Rrilë të Lezhës, janë konfliktet e pak ditëve më parë mes tij dhe disa personave. Burime bëjnë me dije se Agron Puka ishte përfshirë në një konflikt dy ditë më parë në qytetin e Lezhës. 54-vjeçari, bashkë me dikë tjetër, kishin goditur me sende të forta një person.

plagosje ne lezhe agron puka

Sondazh

Poll