Aktualitet

Me rrobat e mbuluara me gjak, publikohet momenti nga shoqërimi i 77-vjeçarit që plagosi vëllanë në Lushnje (VIDEO)

57-vjeçari, Haziz Musai i cili u plagos paraditen e sotme nga vëllai i tij, Nazif Musai është nisur drejt spitalit të Traumës.

6 Mars 2024, 10:55 Nga r.ll
Me rrobat e mbuluara me gjak, publikohet momenti nga shoqërimi i
pamje nga arrestimi

LUSHNJE- Një konflikt mes dy vëllezërve përfundoi mëngjesin e sotëm me përdorimin e armës së zjarrit dhe sëpatës.  Mësohet se 57-vjeçari, Haziz Musai i cili u plagos paraditen e sotme nga vëllai i tij, Nazif Musai është nisur drejt spitalit të Traumës. Ndërkohë kanë dalë pamjet nga momenti i shoqërimit të autorit, i cili shihet me gjak në rrobat e tij. 

Mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë nga plagët e marra nga të shtënat me armë nga vëllai i saj. Sipas njoftimit të policisë ngjarja është regjistruar pas një konflikti për motive pronësie ku 77-vjeçari ka plagosur me armë të vëllain ndërsa më pas 57-vjeçari është kundërpërgjigjur duke e goditur me sëpatë.

haziz musai nazif musai

Sondazh

Poll