Aktualitet

Çështja e Gërdecit/ SPAK kërkon të marrë në pyetje 4 amerikanët, SHBA: Për çfarë duhen dëshmitë e tyre?

Në lidhje me këtë kërkesë, SHBA ka paraqitur një kërkesë për drejtësinë shqiptare. Sipas gazetares Anila Hoxha në letërporosi SHBA kërkon se cili është statusi i tyre penal, çfarë interesi dhe për çfarë duhen dëshmitë e tyre.

6 Mars 2024, 11:20 Nga N.F
Çështja e Gërdecit/ SPAK kërkon të marrë në
Ambientet e SPAK

TIRANË- SPAK ka kërkuar nga SHBA për marrjen në pyetje të disa shtetasve amerikanë në lidhje me çështjen e Gërdecit. Në lidhje me këtë kërkesë, SHBA ka paraqitur një kërkesë për drejtësinë shqiptare.

Sipas gazetares Anila Hoxha në një letërporosi SHBA kërkon të dijë se cili është statusi i tyre penal, çfarë interesi dhe për çfarë duhen dëshmitë e tyre. Më tej gazetarja zbulon se në datë 12 maj do kryhet një video konferencë me pesë përfaqësues të Amerikës, mes tyre përfaqësues të kompanisë Sac.

Amerikanët që kërkohen që të merren në pyetje nga SPAK janë Patrik Henry dhe katër të tjerë. Mihal Delijorgji dhe Luan Hoxha nuk u paraqitën në seancë ndërsa do ripërsëritet njoftimi i tyre në seancën e radhës në 13 mars.

shba spak gerdeci

Sondazh

Poll