Aktualitet

Aksident në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, makina del nga rruga, plagoset shoferi dhe dy pasagjerët

Sipas njoftimi të policisë ngjarja ka ndodhur sot rreth ores 10:00 në fshatin Paulesh.

6 Mars 2024, 11:03 Nga N.F
Aksident në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, makina del nga rruga,
Foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident ështe regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”. Sipas njoftimi të policisë ngjarja ka ndodhur sot rreth ores 10:00 në fshatin Paulesh.

Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për shkak të aksidentit kanë mbëtur të plagosur tre persona, shoferi dhe dy pasagjerët qe ndodheshin në makinë.

Njoftimi i plotë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, shtetasi E. M. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij automjeti dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (familjarë të tij).

aksident plagosje elbasan

Sondazh

Poll