Aktualitet

Zbardhen detaje nga plagosja në Lezhë / Autorët ishin disa persona, plumbat rrezikuan nxënësit e shkollës

Puka ndodhet në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

6 Mars 2024, 09:32 Nga r.ll

Zbardhen detaje nga plagosja në Lezhë / Autorët ishin disa

makina e agron pukes

LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në Lezhë, ku i plagosur mbeti Agron Puka, 54-vjeç. Dyshohet se kanë qenë katër persona, ku 3 prej tyre kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar me breshëri drejt makinës së 54-vjeçarit.

Ky i fundit është qëlluar menjëherë pasi ka lënë fëmijët në shkollë. Ngjarja ka krijuar frikë dhe panik te stafi dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare ‘Marash Gjoni’ në Rrilë, pasi nga të shtënat janë rrezikuar edhe fëmijët.

Puka ndodhet në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

plagosje ne lezhe agron puka

Sondazh

Poll