Aktualitet

U zunë për pronat/ Sherr me armë dhe sëpatë mes vëllezërve, njëri në gjendje të rëndë në spital (EMRAT)

Mësohet se 77-vjeçari Nazif Musai dyshohet se ka qëlluar me armë vëllanë e tij 57-vjeçar, Haziz Musai. Pas kësaj i plagosuri ka marrë sëpatën dhe ka goditur të vëllain.

6 Mars 2024, 09:09 Nga N.F
U zunë për pronat/ Sherr me armë dhe sëpatë mes
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e dy vëllezërve në Lushnje. Mësohet se 77-vjeçari Nazif Musai dyshohet se ka qëlluar me armë vëllanë e tij 57-vjeçar, Haziz Musai. Pas kësaj i plagosuri ka marrë sëpatën dhe ka goditur të vëllain.

57-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 77-vjeçari ka marrë plagë më të lehta dhe është transportuar me ambulancë. Ngjarja e rëndë u regjistrua pas një sherri pës palëvë për motive pronësie.

Njoftimi i plotë:

Lushnjë/Informacion paraprak /Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë. Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

sherr plagosje nazif musai

Sondazh

Poll