Aktualitet

Ishin të parkuara, digjen dy automjete në Cërrik

Ngjarja mësohet së është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 1. Sipas njoftimit të policisë automjetet e parkuara janë djegur pjesërisht.

6 Mars 2024, 08:46 Nga N.F
Ishin të parkuara, digjen dy automjete në Cërrik
Foto ilustruese

CËRRIK- Paraditen e sotme është raportuar se janë djegur dy automjete në Cërrik. Ngjarja mësohet së është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 1. Sipas njoftimit të policisë automjetet e parkuara janë djegur pjesërisht.

Nuk dihen shkaqet e diegies së dy makinave ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e çështjes.

Njoftimi i plotë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasit A. B., 31 vjeç, banues në Cërrik. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

cerrik makina diegie policia

Sondazh

Poll