Aktualitet

Plagosja në Lezhë/ Reagon policia: 54-vjeçari u qëllua teksa po lëvizte me makinë, janë ngritur pika kontrolli

Për ngjarjen ka reaguar edhe policia e Lezhës, ku thuhet se Puka është qlluar teksa po lëvizte me automjet, nga një person ende i paidentifikuar. 

6 Mars 2024, 08:41 Nga r.ll
Plagosja në Lezhë/ Reagon policia: 54-vjeçari u qëllua
foto ilustruese

LEZHË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës. Raportohet se i plagosur ka mbetur 54-vjeçari, Agron Puka. 

Për ngjarjen ka reaguar edhe policia e Lezhës, ku thuhet se Puka është qlluar teksa po lëvizte me automjet, nga një person ende i paidentifikuar. Policia ndodhet në vendngjarje, teksa janë ngritur pika kontrolli në zonë për kapjen e autorit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

plagosje ne lezhe agron puka

Sondazh

Poll