Aktualitet

Të shtëna në Lezhë/ Një person në gjendje të rëndë, zbardhet identiteti i të plagosurit

Agron Puka 54-vjeç është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa dyshohet se ka qenë duke lëvizur me automjet kur është qëlluar.

6 Mars 2024, 08:26 Nga r.ll
Të shtëna në Lezhë/ Një person në gjendje të
foto ilustruese

LEZHË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më herët në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrile pranë shkollës, ndërsa mësohet se një person ka mbetur i plagosur. 

Agron Puka 54-vjeç është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa dyshohet se ka qenë duke lëvizur me automjet kur është qëlluar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa pritet një reagim zyrtar për të sqaruar më tej se çfarë ka ndodhur. 

agron puka të shtena ne lezhe

Sondazh

Poll