Art&Argëtim

FOTO/ Gigi Hadid shfaq "thjeshtësinë" e saj në darkën e “Miu Miu” gjatë Javës së Modës në Paris

Modelja zgjodhi një dukje më të thjeshtë për eventin, teksa bashkoi një bluzë të bardhë me një fund të zi deri tek gjuri.

6 Mars 2024, 09:40 Nga M.B
FOTO/ Gigi Hadid shfaq "thjeshtësinë" e saj në
Gigi Hadid

PARIS- Supermodelja Gigi Hadid dukej rrezatuese teksa mori pjesë në darkën e “Miu Miu” pas shfaqjes gjatë Javës së Modës në Paris të martën. Modelja zgjodhi një dukje më të thjeshtë për eventin, teksa bashkoi një bluzë të bardhë me një fund të zi deri tek gjuri. Ajo veshi edhe një palë geta të zeza dhe kishte vendosur taka të njëjta. Gigi shtoi në veshjen e saj me një xhaketë ngjyrë bezhë dhe komplimentoi veshjen e saj me një rrip të zi dhe një çantë “clutch”.

Duke lënë flokët e saj bionde të lëshuara, ajo e kompletoi pamjen e saj me një gjerdan të thjeshtë floriri. Gigi aktualisht është në lidhje me aktorin Bradley Cooper. Dyshja 'konfirmuan' lidhjen e tyre duke u parë teksa ecnin për dore në Londër muajin e kaluar.

gigi hadid

Sondazh

Poll