Art&Argëtim

VIDEO/ Drake bën gjestin human, ndryshon jetën e fansit të tij

Drake u filmua nga një fans teksa ishte në skenë duke performuar ‘Scary 3 Hours’.

5 Mars 2024, 11:22 Nga S.B
VIDEO/ Drake bën gjestin human, ndryshon jetën e fansit të tij
Drake

SHBA- Reperi kanadez Drake tronditi fansat me një gjest dashamirës pasi ofroi para për të ndryshuar jetën e një fansi në nevojë. Reperi mbajti koncertin e tij të fundit në Qendrën T-Mobile në Kansas City, Missouri, të shtunën për turneun ‘It's All a Blur’. Drake u filmua nga një fans teksa ishte në skenë duke performuar ‘Scary 3 Hours’.

Ai kishte veshur një palë pantallona ngjyrë gri me një bluzë të zezë të ngushtë pas trupit. Midis këngëve, një fans i dha yllit një shënim.

“Lash shtëpinë e mamasë sime, pusho në paqe”, lexoi ai për të pranishmit.

"Mamaja juaj ka vdekur? pyeti reperi. "Por e di çfarë, unë do të paguaj shtëpinë e mamasë tënde për ty."

Turma shpërtheu në brohoritje. Drake e kontrolloi përsëri shënimin.

"U prehsh në paqe Jennifer Schumer. Pusho në paqe. Të dua."

Gjesti i mirë i Drake erdhi vetëm disa ditë pasi ai i premtoi 25,000 dollarë një fanseje në Buffalo, Nju Jork. Drake mësoi se fansja kishte fatura të majme mjekësore për të paguar për kurset e saj intensive të trajtimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TheYBF (@theybf_daily)

drake drake ben bamiresi

Sondazh

Poll