Art&Argëtim

Çfarë po ndodh me Taylor Swift?/ Fansat shqetësohen nga performanca e saj në Singapor (VIDEO)

Superylli amerikan i popit u pa duke u kollitur teksa performonte gjatë turneut të saj ‘Eras’ në Stadiumin Kombëtar.

5 Mars 2024, 13:17 Nga S.B
Çfarë po ndodh me Taylor Swift?/ Fansat shqetësohen nga
Taylor Swift

SINGAPOR- Këngëtarja me famë botërore Taylor Swift i ka lënë fansat të shqetësuar pasi u shfaq e lodhur dhe e ftohur, gjatë shfaqjes së saj të parë në Singapor. Superylli amerikan i popit u pa duke u kollitur teksa performonte gjatë turneut të saj ‘Eras’ në Stadiumin Kombëtar. Klipi shfaqte Swift duke ndërprerë këndimin teksa po performonte këngën e saj Delicate.

Fansat ishin të shpejtë në komente, duke përfshirë reperin amerikan Lil Uzi Vert, i cili shkroi: Shpresoj që ajo të jetë mirë, vërtetë.

Çfarë po ndodh me Taylor Swift?/ Fansat shqetësohen nga
Taylor Swift

“Isha atje dhe isha kaq e shqetësuar për Taylor-in”, komentoi një fanse ndërsa një tjetër tha: Oooh jo ajo ka nevojë për pak pushim.

Superylli botëror, 34 vjeç, është aktualisht në mes të qëndrimit të saj në Stadiumin Kombëtar në Singapor, i cili shënon ndalesën e saj të vetme në Azinë Juglindore pasi u raportua se vendi po i paguan yllit të popit 4.3 milionë dollarë për shfaqje për të performuar ekskluzivisht atje.

taylor swift singapor taylor swift: the eras tour

Sondazh

Poll