Art&Argëtim

J Balvin "fajëson" Elon Musk për aksidentin, kërkon ndryshime në modelin Cybertruck të Tesla

Këngëtari kolumbian në dukje ishte i kënaqur me makinën e tij Tesla "Toy" siç e quajti ai dhe përmendi se problemi ishte se makina ishte shumë e heshtur dhe shpejtësia ishte e vështirë të matej kur e ngiste atë.

5 Mars 2024, 10:08 Nga S.B
J Balvin "fajëson" Elon Musk për aksidentin, kërkon
J Balvin dhe Elon Musk

SHBA- Këngëtari kolumbian J Balvin u intervistua kohët e fundit teksa drejtonte Cybertruck-in e Tesla-s dhe kishte disa udhëzime për Elon Musk për të shmangur përplasjet e mëtejshme si ai që u pa në hotelin Beverly Hills gjatë fundjavës. J Balvin u intervistua nga një gazetar i TMZ kur po mbërrinte në studion e regjistrimit të Record Plant në Los Anxhelos të hënën, dhe ai ishte më se i hapur të fliste në lidhje me aksidentin.

Këngëtari kolumbian në dukje ishte i kënaqur me makinën e tij Tesla "Toy" siç e quajti ai dhe përmendi se problemi ishte se makina ishte shumë e heshtur dhe shpejtësia ishte e vështirë të matej kur e ngiste atë. Djali nga Medellin përmendi se Cybertruck i Teslës kishte një sistem të shkëlqyer megjithatë, ai do t'i kërkonte Elon Musk që ta bënte motorin më të zhurmshëm për të parandaluar aksidente të mëtejshme.

Përveç këtij detaji specifik, Balvin përmendi se makina ishte lodra e tij e preferuar dhe kur u pyet nëse mund të fliste për të, e ftoi intervistuesin të hipte në makinë dhe të përjetonte vetë komoditetin e Teslës.

j balvin elon musk tesla

Sondazh

Poll