Art&Argëtim

Kris Jenner flet hapur, rrëfen planet martesore të vajzave të saj

Kris më parë ishte e martuar me avokatin Robert Kardashian me të cilin solli në jetë tre fëmijët e parë, Kourtney, Kim dhe Khloe.

5 Mars 2024, 10:40 Nga S.B
Kris Jenner flet hapur, rrëfen planet martesore të vajzave të saj
Kendall, Kylie dhe Kris

SHBA- Jeta e familjes Kardashian është gjithmonë me interes të madh për miliona ndjekësit e tyre dhe përgjegjësja për menaxhimin e fatit të familjes është sigurisht Kris Jenner. Biznesmenia e suksesshme ka habitur botën me një rrëfim për planet e martesës së vajzave të saj Kendall dhe Kim Kardashian. Kris tha se gratë në familjen e saj nuk kanë ende "asnjë plan martese".

“Të gjithë po argëtohemi”, shtoi ajo për të dhe vajzën Kendall, e cila thuhet se po pajtohet me ish të dashurin e saj, yllin e NBA-së, Devin Booker.

Kris më parë ishte e martuar me avokatin Robert Kardashian me të cilin solli në jetë tre fëmijët e parë, Kourtney, Kim dhe Khloe. Më pas ajo u martua me ish-olimpianen amerikane Caitlyn Jenner, e cila njihej si Bruce gjatë martesës së tyre para se të dilte hapur si transgjinor në prill 2015. Kur u pyet për mendimet e saj për t'u martuar përsëri, Kris ka qenë disi në mëdyshje.

"Ti e di që nuk thuhet kurrë kurrë, por unë shpesh them që kjo nuk është ajo që mendoj se duhet të bëj përsëri për shkak të së kaluarës sime," i tha 68-vjeçarja Laura Wasser në një podcast.

kris jenner kyliejenner kendall jenner kardashians

Sondazh

Poll