Art&Argëtim

Khloe Kardashian poston foton e çuditshme të këmbës së Kim, fansat rrënqethen nga ajo që shikojnë

Por Khloe e vuri sëmundjen e Kim përsëri në vëmendje duke postuar një video të këmbës së motrës së saj me një shenjë të madhe të kuqe.

5 Mars 2024, 11:04 Nga S.B
Khloe Kardashian poston foton e çuditshme të këmbës
Khloe dhe Kim Kardashian

SHBA- Ylli i “Kardashians” Khloe Kardashian ka publikuar një video të çuditshme të këmbëve të motrës së saj Kim në Snapchat duke habitur ndjekësit. Themeluesja e Skims ka qenë e hapur me fansat në lidhje me betejën e saj me psoriazën. Por Khloe e vuri sëmundjen e Kim përsëri në vëmendje duke postuar një video të këmbës së motrës së saj me një shenjë të madhe të kuqe.

Personaliteti televiziv zmadhoi këmbën e saj të nxirë, e cila ishte e mbuluar me një njollë masive të kuqe nga psoriaza. Psoriaza është një gjendje e lëkurës që shkakton njolla të thata dhe të kuqe, të cilat formojnë shtresa të bardha dhe shkaktojnë krruarje.

Khloe Kardashian poston foton e çuditshme të këmbës
Kim Kardashian

"Shikoni këtë djema. Nuk e di se çfarë po ndodh," rrëfeu ajo.

Në një video të dytë, Kim foli më shumë për betejën e saj të vazhdueshme kundër sëmundjes. Ylli i Hulu lëvizi gishtat lart e poshtë në shenjën e kuqe, duke u dhënë fansave një pamje të gjendjes.

"Prisni, a po më bëjnë sytë apo psoriaza është në formën e një zemre?" tha ajo me shaka.

"Duket si një zemër!" shkroi Khloe në postim.

Më pas Kim tregoi rezultatin e trajtimit, i cili ia zvogëloi shumë skuqjen. Por fansat u tmerruan nga përmbajtja pasi disa shkuan në Reddit për të kritikuar Khloe për postimin e videos "rrëqethëse" të gjendjes së motrës së saj në Snapchat.

"Pse Khloe po poston psoriazën e Kim? Kaq e çuditshme," pyeti një fans.

khloe kardashian kim kardashian psoriaza

Sondazh

Poll