Art&Argëtim

Taylor Swift zbulohet se ka lidhje familjare me poeten amerikane të shekullit të 19-të Emily Dickinson

Vetë Swift i është referuar më parë poetes së shekullit të 19-të, ndërsa ka folur për llojet e ndryshme të teksteve që ajo shkruan për këngët e saj.

5 Mars 2024, 15:58 Nga S.B

 

Taylor Swift zbulohet se ka lidhje familjare me poeten amerikane të
Taylor Swift dhe Emily Dickinson

SHBA- Këngëtarja Taylor Swift është një nga kompozitoret më të njohura të brezit të saj, dhe nuk është për tu habitur nga mënyra sesi ajo gjen fjalët e duhura në tekste sepse e ka në gjak. Kompania gjenealogjike Ancestry ka zbuluar se ylli, e cila aktualisht po bën turne nëpër botë dhe bëri histori në Grammy muajin e kaluar, është e lidhur familjarisht me poeten amerikane të shekullit të 19-të, Emily Dickinson.

"Swift dhe Dickinson të dyja rrjedhin nga një emigrant anglez i shekullit të 17-të (stërgjyshi i nëntë i Swift dhe stërgjyshi i gjashtë i Dickinson)", tha Ancestry në Today.

"Paraardhësit e Taylor Swift mbetën në Konektikat për gjashtë breza derisa pjesa e saj e familjes u vendos përfundimisht në Pensilvaninë veriperëndimore, ku u martuan në linjën e familjes Swift."

Vetë Swift i është referuar më parë poetes së shekullit të 19-të, ndërsa ka folur për llojet e ndryshme të teksteve që ajo shkruan për këngët e saj. Një nga poezitë e Dickinson, e titulluar ‘One Sister Have I In Our House’, përmban fjalën "përgjithmonë", e ngjashme me titullin e albumit të nëntë të Swift, Evermore, i cili u publikua në vitin 2020. Fansat në atë kohë ishin të bindur që Swift ishte frymëzuar nga poetja.

 

taylor swift emily dickinson

Sondazh

Poll