Art&Argëtim

"Ajo nuk është Kate Moss???"/ Sozia e modeles britanike konfuzon fansat

Ohnona e cila në fakt është një imituese profesioniste dhe e cilëson veten si “Kate Moss Nr. 1 në botë” ecte e sigurt me një xhaketë lëkure të zezë të stampuar dhe pantallona të ngjashme.

5 Mars 2024, 09:50 Nga S.B
"Ajo nuk është Kate Moss???"/ Sozia e modeles britanike
Denise dhe Kate

PARIS- Fansat e modës u konfuzuan në shfaqjen e ‘Marine Serre’ të së hënës gjatë Javës së Modës në Paris, pasi modelja Denise Ohnana u ngatërrua me modelen britanike Kate Moss. Gruaja 43-vjeçare britanike sfiloi në pistën e shfaqjes së veshjeve të grave të Marine Serre, vjeshtë/dimër 2024-2025.

Ohnona e cila në fakt është një imituese profesioniste dhe e cilëson veten si “Kate Moss Nr. 1 në botë” ecte e sigurt me një xhaketë lëkure të zezë të stampuar dhe pantallona të ngjashme. Ajo madje kishte vendosur penel të zi shumë të rëndë si Kate, dhe flokët i kishte lënë të lëshuara. Në Reel, ajo tregoi veshjet për shfaqjen teksa pozonte me pamjen bardh e zi dhe praktikonte ecjen e saj në pistë.

"Ajo nuk është Kate Moss???"/ Sozia e modeles britanike
Denise Ohnana

Disa media u mashtruan duke menduar se ishte Kate Moss e vërtetë përpara se të shpërndahej lajmi se Marine Serre kishte përdorur një pamje të ngjashme, me Ohnona që ndante klipet në Instagram Story.

“Ato duken si binjake…”, komentoi një fans.

"Ajo nuk është Kate Moss???"/ Sozia e modeles britanike
Kate Moss

Sa i përket vendndodhjes së supermodeles së vërtetë, ajo u pa në Paris javën e kaluar së bashku me vajzën e saj modele 21-vjeçare Lila Moss, e cila sfiloi në pistën e Stella McCartney të hënën.

kate moss denise ohnana

Sondazh

Poll