Sport

Trajneri Tuchel, për mundësinë e largimit pas ndeshjes me Lazion… “Askush nuk ka më shumë ambicie se unë për të fituar"

Thomas Tuchel është pyetur për mundësinë e largimit nga pankina e Bayernit pas ndeshjes kundër Lazios, nëse bavarezët nuk arrijnë të kualifikohen.

4 Mars 2024, 17:56 Nga DOSJA
Trajneri Tuchel, për mundësinë e largimit pas ndeshjes me

GJERMANI - Të martën (21:00) Bayern pret Lazion në “Allianz Arena” për ndeshjen e kthimit të 1/16-tës së Champions League. Bavarezët duhet të përmbysin rezultatin, pasi u mundën 1-0 në ndeshjen e parë në stadiumin “Olimpico”.

Atmosfera në ekipin e Mynihut nuk është më e mirë. Pas barazimit 2-2 me Freiburgun, ata janë në -10 pikë nga maja, ku Leverkusen qëndron në krye. Në të njëjtën kohë, nga mediat gjermane ka një skenar që Thomas Tuchel mund të largohet menjëherë pas ndeshjes me Lazion, nëse nuk arrin të kualifikohet.

Trajneri gjerman u pyet për këtë mundësi në konferencën për shtyp, ku ai u përgjigj: "Jo nga unë. Nuk mund të flas për të tjerët në klub. Mund të them se askush nuk ka më shumë ambicie për të fituar se unë".

Kujtojmë se Bayern tashmë është në proces të kërkimit të një trajneri të ri, pasi ka një marrëveshje që në fund të sezonit të përfundojë bashkëpunimi me Thomas Tuchel.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll