Sport

VIDEO / E tmerrshme, ky është krim jo faull në futboll…!

Mbrojtësi i La Luz qëndroi i shtrirë për disa minuta. Pasi u ndihmua, ai u përpoq të vazhdonte ndeshjen, por shumë shpejt u zëvendësua për shkak se kishte marrje mendsh.

4 Mars 2024, 17:19 Nga DOSJA
VIDEO / E tmerrshme, ky është krim jo faull në futboll…!

URUGUAI - Futbollisti uruguaian Joaquin Fernandez ishte objektivi i një goditjeje shumë brutale të Brian Cordaro në ndeshjen e Kupës së Uruguait ndërmjet La Luz dhe Danubi.

Ishte minuta e 67-të në stadiumin “Park Palermo”, kur Cordara goditi me shkelm në fytyrë Fernandez. Mbrojtësi i La Luz qëndroi i shtrirë për disa minuta. Pasi u ndihmua, ai u përpoq të vazhdonte ndeshjen, por shumë shpejt u zëvendësua për shkak se kishte marrje mendsh.

Ajo që tronditi tifozët e futbollit në mbarë botën ishte informacioni se Kordoba mori vetëm një karton të verdhë për këtë goditje.

Në rrjetet sociale tifozët janë të indinjuar nga goditja e futbollistit dhe vendimi i arbitrit, ndaj shpeshherë shprehet ideja se bëhet fjalë për “krim, jo ​​faull”, si dhe se ky lloj “brutaliteti është shihet rrallë në botën e futbollit”.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll