Sport

'Hat-trick' i Edinson Cavanit në 15 minuta: 'Matador' është ende një 'vrasës'...

Sulmuesi uruguajan Cavani i jep fitoren Boca (3-2) ndaj Belgranos

4 Mars 2024, 11:27 Nga DOSJA

'Hat-trick' i Edinson Cavanit në 15 minuta: 'Matador'

ARGJENTINE - Boca Juniors u rikthye te fitorja këtë të dielë me shifrat 3-2 ndaj  Belgrano të Córdobas, e cila zë vendin e njëmbëdhjetë në Grupin B, falë një “hat-trick” të uruguajanit Edinson Cavani, që i lejoi 'Xeneize' të përmbysë një disavantazh fillestar, për ditën e tetë të Kupës së Ligës Profesionale të futbollit argjentinas.

Lucas Passerini kaloi Belgranon në avantazh në në fazën fillestare të ndeshjes dhe në fund shënoi kiliani Matías Marín. Por Boca arriti ta kthejë rezultatin fillimisht me një penallti dhe më pas dy gola të tjerë nga sulmuesi uruguajan Cavani.

'Hat-trick' i Edinson Cavanit në 15 minuta: 'Matador'

Deri në këtë ndeshje kundër Belgranos, uruguajani kishte shënuar vetëm tre gola: një kundër  Palmeiras në gjysmëfinalen e Copa Libertadores 2023 dhe pjesa tjetër kundër Platense dhe Talleres  për Kupën e Ligës Profesionale vitin e kaluar.

Me këtë fitore, Boca u ngjit në pozitën e pestë në Zonën B me 13 pikë, pesë prapa liderit Godoy Cruz, me gjashtë ndeshje të mbetura deri në përfundim të fazës së rregullt. Katër të parët nga çdo zonë do të kualifikohen në çerekfinale të kompeticionit argjentinas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll