Sport

Pep Guardiola indirek paralajmëron edhe Realin për Leipzigun: "Duhet pasur kujdes..."

Pep Guardiola paralajmëron rrezikun e RB Leipzig, rivalit të Real Madridit në 1/16 e Champions League, në ndeshjet jashtë fushe.

4 Mars 2024, 10:45 Nga DOSJA

Pep Guardiola indirek paralajmëron edhe Realin për Leipzigun:

ANGLI - Real Madrid do të përballet me RB Leipzig të mërkurën më 6 mars në orën 21:00, në ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Champions League.

Skuadra spanjole e ka mundur skuadrën gjermane 0-1 në ndeshjen e pare, falë një goli të mrekullueshëm të Brahimit në një ndeshje, ku pati polemika për një gol të anuluar ndaj Leipzigut.

Pep Guardiola, i cili e mundi 1-3 Leipzigun në Gjermani dhe mori një rezultat të vështirë 3-2 në shtëpi, pasi ishte në disavantazh 0-2, paralajmëron për rrezikun e skuadrës së drejtuar nga Marco Rose.

Pep Guardiola indirek paralajmëron edhe Realin për Leipzigun:

Trajneri i Manchester Cityt donte t'i jepte rëndësi ndeshjes së dytë kundër Copenhagen FC në raundin e 16-të të Champions League (të mërkurën, ora 21:00) dhe për këtë ai kujtoi dy ndeshjet e tij kundër Leipzigut.

“E di që 1-3 kundër Copenhagës është një rezultat i mirë, por në Leipzig ne bëmë të njëjtën gjë në fazën e grupeve (1-3) dhe në 10 minuta ishim 0-2 në ndeshjen e kthimit... Kjo plus një kartoni të kuq i mundshëm, ose çfarëdo tjetër mund t'i komplikojë gjërat. Duhet pasur kujdes",- tha Guardiola, duke paralajmëruar rrezikun jashtë shtëpisë për RB Leipzigun.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll