Politike

"Nuk po lejohet të bëj detyrën për të cilën u zgjodha"/ Beleri letër publike: Kryeministi ka ndikuar mbi policinë

Nga ana tjetër Beleri shton se veprimet e Policisë së Shtetit kanë ndodhur të ndikuara nga Kryeministri. 

4 Mars 2024, 16:29 Nga h.k
"Nuk po lejohet të bëj detyrën për të cilën u
Fredi Beleri

TIRANË- Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri ka reaguar publikisht me anë të një letre publike ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri Silvio Gonzato. Beleri në letrën e tij i thotë ambasadorit se është duke u mbajtur padrejtësisht dhe nuk po lejohet që të bëj detyrën e zgjedhur. Nga ana tjetër Beleri shton se veprimet e Policisë së Shtetit kanë ndodhur të ndikuara nga Kryeministri. 

LETËR PUBLIKE

I nderuar z. Silvio Gonzato Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri!
I Nderuar z.David Wisner, I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë!
Unë që po Ju drejtohem jam Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, z.Dhionisios Alfred Beleri por
që ende nuk lejohem të marr detyrën për të cilën u zgjodha në zgjedhjet vendore të datës 14 maj
2023. Që prej datës 12 maj jam në paraburgim. Ditët e fundit, pas shumë pengesave nga
përfaqësues të drejtësisë së re, SPAK, për të cilën Ju keni punuar dhe e keni mbështetur, më janë
vënë në dispozicion provat që provojnë atë që unë kam deklaruar që ditën e arrestimit tim, që isha
viktimë e veprimeve arbitrare të paligjshme të policisë, të ndikuara nga shprehjet e hapura
ofenduese dhe fyese të Kryeministrit ndaj meje.

Te nderuar zoterinj Ambasadore!

Marr guximin t’u drejtohem, si shtetas shqiptar dhe europian, pasi gëzoj edhe shtetësinë greke, se
nuk besoj se është kjo drejtësia që ju donit për Shqipërinë, nuk mund të jetë kjo drejtësia për të
cilën Ju keni investuar!

Jam në burg sepse, policia më përgjoi mua dhe të gjithë anëtaret e stafit tim elektoral për 5 ditë 24
orë në ditë dhe kur nuk zbuloi asnjë veprim të kundërligjshem, sajoi një dëshmitar të rremë, të
deklaronte se i kisha propozuar të blinte vota në emër tim. Jam në burg, sepse policia dhe
prokuroria Vlorë, falsifikuan dokumente që të vendosnin dëshmitarin e rremë në dy vende në të
njëjtën kohë, të paktën tre herë, që të justifikonin arrestimin tim.

U deklarua në mediat qeveritare se ka përgjime kundër meje, por gjyqi mbaroi dhe pergjime nuk
u dëgjuan. Pasi me arrestuan, jane perpjekur te rregullojne dokumentat dhe futen ne dosje
dokumente te falsifikuara për përgjime të paligjshme. Vazhdimisht kam kerkuar nga SPAK te
kryeje hetime se dosja eshte sajuar nga disa police e zyrtare drejtesie ne Vlore qe me zellin e tyre
per t’i sherbyer Kryeministrit kane shkelur Kushtetuten, kane cenuar parimet thelbësore të
demokracisë, zgjedhjet e lira. Jam ne burg se isha perfaqesues i opozites, i kundershtuar haptazi nga Kryeministri. Nuk besoj se ne vendet qe Ju perfaqesoni përgjohet e ndiqet opozita nga policia vetëm pse nuk i pëlqen Kryeministrit.

Nuk besoj qe Ju keni investuar per nje drejtesi qe i sherben pushtetit politik, dhe për
këtë qëllim fsheh falsifikimet e zyrtareve te drejtesise. Ju drejtohem me respekt se jam i sigurte qe
dosja dhe çeshtja ime tregon se nuk eshte kjo drejtesia qe Ju doni per ne, dhe meritojmë te kemi.
Nuk mund të jetë kjo drejtësia e një vendi që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Ju drejtohem me këtë Letër Publike, me shpresën që sado pak, t’Ju tërheq vëmendjen tek kjo
drejtësi që është krijesa Juaj, dhe po shtrembërohet për interesat politike të një njeriu, që për të
mbajtur pushtetin sakrifikon parimet e shenjta të Demokracisë, Zgjedhjet e Lira.

Me respekt

Kryetari I Zgjedhur I Bashkisë Himarë
Dhionisios Alfred Beleri

fredi beleri

Sondazh

Poll