Politike

Hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë, i pranishëm dhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës

Më herët, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pëshëndeti hapjen e bazës ajore të Kuçovës me anë të një postimi në rrjetet sociale.

4 Mars 2024, 10:34 Nga M.B
Hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë, i pranishëm
Ejup Maqedonci

KUÇOVA- Teksa ka nisur ceremonia e hapjes zyrtare të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, mes të pranishmëve shihet të jetë dhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci. Më herët, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pëshëndeti hapjen e bazës ajore të Kuçovës me anë të një postimi në rrjetet sociale. Osmani tha se me hapjen e kësaj baze, forcohet prezenca e paktit të atlantikut të veriut në rajonin tonë, dhe kjo forcon edhe sigurinë.

“Hapja e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet”, ka shkruar Osmani.

 

ejup maqedonci

Sondazh

Poll