Politike

Nesër mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, zbardhen propozimet për ndryshimet në statut

Jorida Tabaku, Zheni Gjergji, Dhurata Cupi, Ferdinand Xhaferri, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti dhe Helidon Bushati do të jenë anëtarët e rinj të kryesisë së PD-së së Rithemelimit.

4 Mars 2024, 14:01 Nga r.ll
Nesër mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, zbardhen
selia e PD-së

TIRANË- Ditën e nesërme pritet të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ndërkohë më poshtë janë propozimet për ndryshimet statutore që do të miratohen ditën e nesërme, ku Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj do jenë dy nënkryetaret e rinj te PD-së, së bashku me Luçiano Boçin dhe Oerd Bylykbashin.

Ndërsa Jorida Tabaku, Zheni Gjergji, Dhurata Cupi, Ferdinand Xhaferri, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti dhe Helidon Bushati do të jenë anëtarët e rinj të kryesisë së PD-së së Rithemelimit.

Sipas BalkanWeb janë pikërisht 2 nene që ndryshojnë në Statutin e PD-së. Konkretisht, në nenin 47 te statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon;

Në rast se pas përcaktimit të përbërjes së Kryesisë së PDSH, sipas pikës 1 të nenit 47, deputetë anëtarë të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PDSH, nuk rezultojnë anëtarë të saj, këta te fundit kooptohet me vendin Kryesie, si anëtarë të saj me të drejta të plota, deri në përfundimin e mandatit parlamentar, ose zgjedhjen e tyre sipas pikës 1 të nenit 47.

Ndërkohë, në nenin 51 të statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon.

Në rast se pas zgjedhjes së nënkryetarëve, sipas parashikimeve të nenit 45 rezulton se kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe sipas rastit Nënkryetari/Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë nuk janë fitues sipas kësaj procedure, atëherë ata automatikisht konsiderohen nënkryetarë të partisë për shkak të funksionit. Përgjatë këtij mandati secili prej tyre gëzon dhe ushtron të njëjtat të drejta dhe përgjegjësi si nënkryetarët e zgjedhur, për aq kohë sa gëzon funksionin e drejtuesit të grupit parlamentar të PD dhe/ ose atë të Nënkryetarit/Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

partia demokratike

Sondazh

Poll