Politike

GJKKO shtyn sërish seancën për Berishën, avokati: Duan t'i djegin mandatin, Rama i vetmi gjyqtar i çështjes

4 Mars 2024, 11:39 Nga r.ll
GJKKO shtyn sërish seancën për Berishën, avokati: Duan
sali berisha

TIRANË- Është shtyrë seanca për liderin e opozitës, Sali Berisha i cili ka kërkuar heqjen e masë së sigurisë. Seanca e radhës pritet të mbahet më 8 mars në orën 09:00.  

Pas shtyrjes së seancës, avokati Genc Gjokutaj ka thënë se i vetmi qëllim i tyre është djegia e mandatit të Berishës. 

"Sot kishim seancën e shtyrë nga seanca e kaluar për revokimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për Berishën. Gjykata nuk e pranoi arsyetimin që ne ta përfaqësojmë në mungesë. Në qëllimin e saj që i ka vendosur vetes për të djegur mandatin e Berishës, e shtyu sërish pa asnjë shkak ligjor. Pyesni Ramën në lidhje me këtë gjyq. Si do shkojë? Nga ai mund të merrni një përgjigje më të saktë, sepse ai është gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje.", tha Gjokutaj.

sali berisha genc gjokutaj

Sondazh

Poll