Hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë, i pranishëm dhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës
Ejup Maqedonci KUÇOVA- Teksa ka nisur ceremonia e hapjes zyrtare të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, mes t&eum...
Rama përmendi vizitën e udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik në vendin tonë, ndërsa tha se sot Shqipëria është në anën tjetër.

KUÇOVË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. Gjatë fjalës së tij Rama përmendi vizitën e udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik në vendin tonë, ndërsa tha se sot Shqipëria është në anën tjetër.
Ai tha se kjo bazë ajrore është element sigurie për të gjithë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, për të cilat tha se janë jo të parrezikuara nga ambiciet e Federatës Ruse.
"Jam këtu si përfaqësues i një gjenerate tjetër që pa ndryshimet demokratike. Po i referohem një fragmenti të Zerit të Popullit në maj të 1954-ës kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik. Gazeta shkruante; të vdekur po kërcënenin nga gëzimi dhe lulet atë maj kishin çelur me herët për të pritur Hrushovin. Në atë kohë Shqipëria në këtë bazë që rihapet sot, konsiderohej si vend strategjik i perandorisë sovjetike përballë botës perëndimore. Këtu në Kuçovë ishin sistemuar një numër jo i vogël avionësh bombardues. Lufta do të niste me bombardimin e Vjenës, Shtutgartit. Sot jemi në anën tjetër. Shqipëria mirëpret me krenari dhe respekt aleatët e saj dhe partnerët e një aleancë që është aleancë vlerash në mbrojtje të paqes dhe demokracisë. Unë jam i lumtur sot që këtu janë miq, partnerë aleatë dhe doja t’i falënderoja. Falenderoj ministrin e Italise që ka ardhur me avionë vete dhe miqtë turq që mbajtën për 4 dekada gjallë frymën e kësaj baze. Bazë e cila është element sigurie për rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili është jo i pa rrezikuar ambiciet e Federatës Ruse. Dy helikopterët Blackhawk dhe dronët Bayraktar janë pjesë e një rritje që do vazhdojë. Falenderoj banorët e zonës për durimin e treguar gjatë rindërtimit të kësaj baze. Uroj që kjo të sjellë për ta mundësi të reja punësimi. Një falenderim për aleatët e NATO-s me shpresën që do shoqërohet me bazën e re të NATO-s në Porto Romano.", tha Rama.
Rindërtimi për bazën ajrore të Ku֛çovës nisi në janar të vitit 2022. Që nga ai vit është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë. Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.
Ejup Maqedonci KUÇOVA- Teksa ka nisur ceremonia e hapjes zyrtare të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, mes t&eum...
niko peleshi KUÇOVË- Ka nisur ceremonia e hapjes së bazës ajrore në Kuçovë. I pari që mbajti fjalën ishte...
monika kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë rekurs ndaj vendimit të GJKKO për...
sali berisha TIRANË- Ditën e sotme, GJKKO do të zhvillojë seancën e radhës gjyqësore, ku do të shqyrtohet kërk...
dronet bajraktar KUÇOVË- Sot pritet të inagurohet baza ajrore në Kuçovë. Lidhur me këtë kryeministri Edi Rama k...
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi vendimin e detyruar të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, p&eum...
pamje nga ura KUKËS- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga momentet e fundit të punës për ndërtimin e Urës së R...
edi rama TIRANË- Tre të mitur u shoqëruan ditën e djeshme në polici, pasi janë ndeshur në ambientet e një lokali me...
Rama TIRANË- Një situatë sa skandaloze dhe sa e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e ish-bllokut në Tiran&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në deklaratën para protestuesve poshtë banesës së tij k...