Sport

“E pabesueshme!” Ja si reaguan Gary Lineker dhe Roy Keane, për rastin e humbur të Haaland, që tani është bërë viral…

Erling Haaland ishte autori i një humbjeje monumentale në derbin Manchester City - Manchester United 3-1 , por norvegjezi e kompensoi atë në fund.

4 Mars 2024, 09:00 Nga DOSJA

“E pabesueshme!” Ja si reaguan Gary Lineker dhe Roy Keane, për

ANGLI - Në fund të pjesës së parë, me avantazhin 1-0 të United, Erling Haaland humbi një rast para portës, pas një topi nga Phil Foden. 

Golashënuesi norvegjez zgjodhi ta përfundojë aksionin me këmbën e majtë, por dërgoi atë dy metra mbi traversë.

Gabimi i Haaland e mahniti Gary Linekerin. Ish-sulmuesi i Anglisë ka shkruar një mesazh të shkurtër në Twitter, pasi ka parë sesi norvegjezi vendosi ta përfundojë aksionin.

"Kjo mund të jetë humbja më e madhe që kam parë ndonjëherë në këtë nivel. Haaland duhet ta kishte realizuar atë. E pabesueshme!",- ka shkruar Gary Lineker.

“E pabesueshme!” Ja si reaguan Gary Lineker dhe Roy Keane, për

Veprimi i Haaland është komentuar edhe nga Roy Keane, ish-lojtari i madh i Manchester United.

"Është e pabesueshme. Kur mendoni se Haaland është një sulmues i klasit botëror, nuk ka asnjë mënyrë për ta shpjeguar këtë.

Thjesht duhej të gjuante më lehtë. Ai ndoshta mendoi se kishte shënuar tashmë. Është e pabesueshme, por ndoshta edhe United ishte me pak fat ”,- tha Roy Keane, cituar nga “Daily Mail”.

Në fund, Erling Haaland u hakmorr dhe shënoi golin, duke vulosur 3-1 në kohën shtesë.  Norvegjezi arriti 28 gola në 31 ndeshjet e luajtura këtë sezon.

Falë fitores në derbi, Manchester City qëndroi në vendin e dytë, një pikë prapa liderit Liverpool. Dy skuadrat më të mira të Premierligës do të përballen në turin tjetër, në “Anfield”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll