Politike

‘Destabliliteti në vend i lidhur me ndërkombëtarët’, Rama: Rusia nuk bën tifo për ne

6 Mars 2019, 08:18 Nga DOSJA
‘Destabliliteti në vend i lidhur me

ITALI- Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Porta a Porta” ka folur edhe mbi ndikimin e fuqive të huaja në aktualitetin shqiptar.

I pyetur nga Drejtori i gazetës italiane ”Libero”, Pietro Senaldi nëse destabiliteti kombëtar ishte i lidhur me lojrat me karakter ndërkombëtar, Rama iu përgjigj se Rusia nuk ishte mbështetësja më e madhe e Shqipërisë.

Pietro Senaldi: Destabiliteti është vetëm kombëtar apo është i lidhur me faktin që përreth Shqipërisë luhen lojëra me karakter ndërkombëtar. Shqipëria do të hyjë në Europë, por ka vende që nuk pranojnë që Shqipëria, si vend ballkanik, të integrohet në Europë. Dimë për raportet e tensionuara me Rusinë, me Iranin. A ka diçka më tepër apo thjesht konflikt kombëtar për pushtet?

Edi Rama: Para së gjithash, po thosha pak më parë, bëhet fjalë për ”revoltë në pallat”, unë nuk flas kurrë në gjuhë të huaj për kundërshtarët e mi edhe pse italishtja nuk është një gjuhë e huaj për mua, nuk bëhet fjalë për një revoltë në shesh apo të popullit. Por për një revoltë jashtëzakonisht e pazakonshme, një lloj Aventini shqiptar që për më tepër ndodhi, dhe, nga ana tjetër, pyetja juaj është shumë tendencioze. Unë nuk dua të hamendësoj për gjëra për të cilat nuk kemi fakte. Është e qartë, jo të gjithë e duan Shqipërinë në Europë dhe nuk është një sekret që Rusia nuk e pëlqen Europën e madhe. Për shembull Rusia nuk është se bën tifo për ne. Dhe kur janë të tilla situata, ata me kënaqësi mund të japin një dorë dhe kjo gjë nuk do të ishte aspak një surprizë. Ndërsa për pyetjen që më bëtë për Iranin, Shqipëria është vendi ku një pjesë shumë e rëndësishme e opozitës iraniane është mirëpritur për të shpëtuar jetët e tyre. Ne kemi një traditë, pasi Shqipëria ishte i vetmi vend ku hebrenjtë ishin më të shumë në numër pas luftës sesa përpara luftës dhe që nuk ka në regjistrin e saj të historisë asnjë hebre të dorëzuar te nazistët. Ofruam këtë mikpritje për rreth 3 000 refugjatë iranianë që janë të opozitës. Jemi në një lloj konflikti me regjimin, u detyruam të dëbonim ambasadorin pasi ishin të përfshirë në aktivitete jo shumë dashamirëse në territorin tonë, por, për më tepër, unë dua të flas për fakte dhe jo për insinuata.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama itali porta a porta edi rama itali porta a porta

Sondazh

Poll