Politike

Përplasja Rama-Basha/ Kreu i PD: Votat u blenë, Kryeministri: Ajo që shihet s’është revoltë e popullit

6 Mars 2019, 08:24 Nga DOSJA
Përplasja Rama-Basha/ Kreu i PD: Votat u blenë, Kryeministri: Ajo

ITALI-  Kryeministri i vendit Edi Rama dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha janë përplasur në studion e “Porta a Porta” në Rai Uno.

Gjatë kohës që Rama ishte në studio, gazetari Bruno Vespa trasmetoi një intervistë të Lulzim Bashës, në të cilën, rendit dy problemet kryesore që ka Shqipëria sot.

Shqipëria ka dy probleme të mëdha, problem me demokracinë dhe kriminalitetin.Vitin e kaluar Shqipëria ka patur me trafikun e drogës, dhe me milionet e drogës u blenë, votat, policia, media etj.  Dy muaj më parë mediat ndërkombëtare kanë  publikuar disa përgjime të prokurorisë për zyrtarë të lartë të PS-së, ku vërtëtohet se ka patur kontakte me bosët e drogës për të blerë votat, për të indimiduar opozitën në zgjedhjet e shkuara. Për 4 vjet qeveria ka patur ministër të Brendshëm, Saimir Tahirin, i cili tani është nën akuzë zyrtarisht pë trafik ndërkombëtar droge. Këto akuza u ngritën nga prokurorët antimafia e Katanias. Pasardhësi i e tij, Fatmir Xhafaj, drejtësia italiane ka dënuar vëllain e tij me 7 vjet burg si anëtar i një organizate ndërkombëtare droge.

Kreu i PD Lulzim Basha

Ndërsa, në kundërpërgjigje, Rama u shpreh se për çështjen e kanabisit, raportet më të besueshme janë ato të Guardia Di Finanza, që sipas tij tregojnë luftën reale që është bërë me drogën.

Kryeministri komentoi dy pika të marrëveshjes me Bashën që kishin të bënin me njohjen e rezultatit të zgjedhjeve dhe me mosprishjen e imazhit të Shqipërisë në botë.

Dy gjëra bëmë në marrëveshjen me mikun tim lider të opozitës. Kush fiton qeveris dhe kush humbet do bëj opozitë. Ndërkohë, që pika e dytë ishte nuk flitet keq për Shqipërinë në gjuhë të huaj.

Kryeministri Edi Rama 

Po ashtu gjatë intervistës, Rama sqaroi dhe zëvëndësimin e mandateve dhe kërkesën e opozitës për largimin e tij. Ai e krahasoi situatën me skuadrën e Juventusit dhe veten e tij me Ronaldon.

Ata u larguan nga parlamenti, dhe thanë që kryeministri duhet të largohet. Pra Juventusi duhet të largohet dhe të krijohet një skuadër e re pa Kristano Ronaldon. Pra ata u larguan nga Parlamenti, ndërkohë që deputetët po zevëndësohen me pasuesit në lista. Në qershor janë zgjedhjet, por ata kanë bërë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e shkuara. Sipas sondazheve të mija janë me keq se opozita e juaj.

Kryeministri Edi Rama

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve edi rama intervista e edi rames ne rai uno lulzim basha porta a porta djegia e mandateve edi rama intervista e edi rames ne rai uno lulzim basha porta a porta

Sondazh

Poll