Aktualitet

Motra e Pëllumb Metës: Vajza e madhe u nda nga burri dhe ka vajtur te e ëma, jam e revoltuar nga dëshmia e babait të Blerinës

Muka e ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 është shprehur se dhe vajza e madhe e vëllait të saj është bashkuar me nënën, Blerina Meta. Ajo më tej shtoi se vajza e vëllait pas ngjajres së rëndë është ndarë nga burri.

4 Mars 2024, 12:43 Nga N.F

 

Motra e Pëllumb Metës: Vajza e madhe u nda nga burri dhe ka vajtur te
Luftie Muka

TIRANË- Motra e Pëllumb Metës, Lutfie Muka ka folur së rish në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi vendin. Muka e ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 është shprehur se dhe vajza e madhe e vëllait të saj është bashkuar me nënën, Blerina Meta. Ajo më tej shtoi se vajza e vëllait pas ngjajres së rëndë është ndarë nga burri.

“Vajza e madhe është divorcuar. Ajo ka mbajtur krahun e nënës së vetë. Ajo ka thënë; dua të iki te mami, te gjyshi. Kur e pashë dje, nuk di shyqyr që më ka mbajtur Zoti mendjen. Se gjithë ajo tragjedi, se pranoj dot më. Se më duket sikur akoma vazhdojnë të hapin varre të reja. Më ka revoltuar shumë dëshmia e Baftjarit, babait të Blerinës, që e kishte pritur vdekjen e Pëllumbit," tha Muka.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë në burg tre fëmijët e viktimës, Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta të cilët kanë kryer aktin e rëndë.  Balkanweb, duke iu referuar burimeve konfidenciale, raporton një pistë e fortë e vrasjes është ajo e konflikteve pasurore për tokën, ku personazh kyç është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni. Pëllumbi kishte rreth 12 dynym tokë, e cila po të shitej me çmimin e tregut kapte vlerën e 500 mijë eurove.

Gjatë kontrolleve në banesë policia nuk i ka gjetur këto dokumente, të cilat i mbante djali i madh, që i kishte premtuar motrës që me lekët e tokës do ta nxirrte nga burgu. Një tjetër element që të bën përshtypje në skenën e krimit, sipër gropës së hapur nga fëmijët për të groposur babanë, në murin e kasolles, ishte mbishkrimi ‘Eni milioneri, 1 milion dollarë, milioneri!’.

pellumb meta vrasja ne durres blerina meta

Sondazh

Poll