Aktualitet

Baza ajrore e NATO-së në Kuçovë, siguria e saj kërcënohet nga djegia e mbeturinave

Ndërkohë që në pistë u ulën dy helikopterët në sfond shihet një shtëllungë tymi jo shumë larg bazës ajrore.

4 Mars 2024, 12:15 Nga r.ll
Baza ajrore e NATO-së në Kuçovë, siguria e saj
foto nga kuçova

KUÇOVË- Ka përfunduar ceremonia e organizuar për hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçove ka përfunduar. Pas fjalimeve nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e NATO-s u ngritën në qiell helikopterët "Blackhawk" dhe dronët "Bayraktar". 

Ndërkohë që në pistë u ulën dy helikopterët në sfond shihet një shtëllungë tymi jo shumë larg bazës ajrore. Duket se tymi vjen nga djegia e mbeturinave, ndërsa mund të thuhet se siguria e kësa baze ajrore kërcënohet nga djegia e mbeturinave. 

Rindërtimi për bazën ajrore të Ku֛çovës nisi në janar të vitit 2022. Që nga ai vit është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë. Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

baza ajrore e natos ne kuçovë

Sondazh

Poll