Aktualitet

"Eni milioneri"/ Mbishkrimi në kasolle ngre dyshimet: A u vra Pëllumb Meta nga fëmijët për shkak të pronave?

Ajo çfarë dihet deri tani nga hetimet e Prokurorisë dhe policisë është se ndaj Pëllumbit është qëlluar 4 here dhe se të tre fëmijët bashkëpunuan për të groposur në kasollen e banesës babanë e tyre dhe më pas e shpallën të zhdukur.

4 Mars 2024, 12:42 Nga r.ll
"Eni milioneri"/ Mbishkrimi në kasolle ngre dyshimet: A u vra
pellumb meta dhe fëmijët

DURRËS- Vrasja e Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit vijon të jetë e shoqëruar me enigma dhe mister. Ndonëse tre fëmijët e tij të cilët akuzohen si autorë të ngjarjes dhe fshehjes së krimit, ende nuk dihet kush qëlloi mbi babain e tyre dhe kush ishte motivi i vrasjes. 

Ajo çfarë dihet deri tani nga hetimet e Prokurorisë dhe policisë është se ndaj Pëllumbit është qëlluar 4 here dhe se të tre fëmijët bashkëpunuan për të groposur në kasollen e banesës babanë e tyre dhe më pas e shpallën të zhdukur.

Deri tani policia ka hedhur poshtë pistat për inçest ose dhunë në familje. Dyshohet se një pistë e fortë e vrasjes është ajo e konflikteve pasurore për tokën, ku personazh kyç është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni. Pëllumbi kishte rreth 12 dynym tokë, e cila po të shitej me çmimin e tregut kapte vlerën e 500 mijë eurove.

Gjatë kontrolleve në banesë policia nuk i ka gjetur dokumentet e tokës, pasi i mbante djali i madh, që i kishte premtuar motrës që me lekët e tokës do ta nxirrte nga burgu. Një tjetër element që të bën përshtypje në skenën e krimit, sipër gropës së hapur nga fëmijët për të groposur babanë, në murin e kasolles, ishte mbishkrimi ‘Eni milioneri, 1 milion dollarë, milioneri!’.

"Eni milioneri"/ Mbishkrimi në kasolle ngre dyshimet: A u vra
mbishkrimi

pellumb meta vrasje ne durres

Sondazh

Poll