Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 17 vite burg në Angli, bosi shqiptar i kokainës pritet të ekstradohet në vendlindje

Shqiptari i cili do të vuajë dënimin në vendlindje është Klodjan Copja. 36- vjeçari, do të kryejë pjesën tjetër të dënimit të tij 17-vjeçar në një burg shqiptar, duke u shpëtuar taksapaguesve britanikë dhjetëra mijëra shkruan The Sun.

4 Mars 2024, 11:43 Nga N.F
EMRI/ I dënuar me 17 vite burg në Angli, bosi shqiptar i kokainës
Klodjan Copja

ANGLI- Një 36-vjeçar shqiptar i cili është dënuar në Angli për trafikim të lëndëvë narkotike do të jetë personi i parë që do të kthehet në shtëpi si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi burgu prej 4 milionë funtesh mes vendit tonë dhe Britanisë.

Shqiptari i cili do të vuajë dënimin në vendlindje është Klodjan Copja. 36- vjeçari, do të kryejë pjesën tjetër të dënimit të tij 17-vjeçar në një burg shqiptar, duke u shpëtuar taksapaguesve britanikë dhjetëra mijëra shkruan The Sun.

Ai u burgos në vitin 2017 pasi policia shkatërroi një rrjet prej 150 milionë funtesh që mbyti Londrën dhe juglindjen e saj me kokainë. Copja kaloi katër vjet në arrati para se të kapej në kufirin Greqi- Shqipëri me një pasaportë false dhe të ekstradohej në Britani për t'u gjykuar.

Dymbëdhjetë vrasës, tetë përdhunues dhe më shumë se 100 fajtorë për vepra droge ose armë zjarri pritet të kthehen për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit. Marrëveshja i kursen Anglisë rreth dy të tretat e kostos ditore prej 109 £ për t'i mbajtur të mbyllur këtu. Ndërsa në Shqipëri kushton 32 £ në ditë.

 

angli ekstradim kokaine klodjan copja

Sondazh

Poll