Aktualitet

Hapja e bazës ajrore në Kuçovë/ Gjenerali i NATO-s: Shqipëria gati të marrë më shumë përgjegjësi për të mbrojtur sigurinë dhe paqen

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se përurimi i bazës ajrore të Kuçovës dëshmon angazhimin e NATO-s në rajon.

4 Mars 2024, 11:05 Nga r.ll
Hapja e bazës ajrore në Kuçovë/ Gjenerali i NATO-s:
gjenerali i NATO-s

KUÇOVË- Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë u hap zyrtarisht ditën e sotme. Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm edhe  përfaqësuesi i lartë i aleancës, Gjeneral Lejtnan Pablo Sánchez de Lara që është komandanti i Qendrës së Kombinuar të Operacionit Ajror të NATO-s në Bazën Ajrore të Spanjës.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se përurimi i bazës ajrore të Kuçovës dëshmon angazhimin e NATO-s në rajon.

“Përurimi i bazës ajrore të Kuçovës dëshmon se aleanca jonë me një qasje 360 gradëshe është e angazhuar mjaft në këtë rajon dhe si koalicion ne marrim në konsideratë angazhimet e Shqipërisë për sigurinë e NATO-s si e tërë. Nëse hedhim sytë rreth nesh, nëse hedhim sytë kësaj baze të re është e dukshme se Shqipëria është më shumë se sa kurrë e gatshme që të marrë më shumë përgjegjësi për të mbrojtur sigurinë e paqen mes të tjerash edhe prej këtij vendi”, tha ai.

Sipas gjeneralit, kjo bazë do të jetë në përputhje me standardet e NATO-s dhe do të përmirësojë ndërveprueshmërinë, rezistencën dhe bashkëveprimin në kuadër të aleancës.

gjeneral lejtnan pablo sánchez de lara baza ajrore e natos ne kuçovë

Sondazh

Poll