Aktualitet

I dënuar me 17 vite burg në Greqi/ Rikthehet në qeli "Dumbo" shqiptar pas 11 vitesh në arrati, u arrestua në Londër

33-vjeçari kishte arritur të arratisej nga Gjykata e Larisës në qershor të 2013, ndërkohë që më herët Gjykata Treanëtarëshe e Apelit Penal të Larisës i kishte njoftuar një dënim total prej 17 vitesh burg duke e shpallur fajtor për aktet e bandës, dëmtimin fizik dhe grabitje të kryera në Larisa nga qershori deri në tetor 2012.

4 Mars 2024, 10:15 Nga N.F
I dënuar me 17 vite burg në Greqi/ Rikthehet në qeli
Foto ilustruese

LONDËR- Një 33-vjeçar shqiptar është rikthyer në qeli në burgun Larisas pas 11 vitesh arrati. Shqiptari i cili njihej me pseudonimin "Dumbo" u arrestua në Londër më 12 gusht 2021 ndërsa dy vjet e gjysmë më vonë iu dorëzua tek autoritetet greke.

33-vjeçari kishte arritur të arratisej nga Gjykata e Larisës në qershor të 2013, ndërkohë që më herët Gjykata Treanëtarëshe e Apelit Penal të Larisës i kishte njoftuar një dënim total prej 17 vitesh burg duke e shpallur fajtor për aktet e bandës, dëmtimin fizik dhe grabitje të kryera në Larisa nga qershori deri në tetor 2012.

Pas arratisjes së tij nga Prokuroria e Larisës u lëshuan dy urdhër-arreste evropiane, si rezultat i të cilave ai u arrestua në Londër në 2021. Shqiptari u rikthye në Burgjet e Larisës për të vuajtur dënimin për veprat për të cilat ishte dënuar. Pas vendimit ai pritet të vuajë 15 vjet burg pra deri më 22 shkurt 2039.

33-vjeçari së bashku me pesë të rinj të tjerë përfshirë katër bashkatdhetarë dhe një të mitur nga Larisa dhe një numër të panjohur bashkëpunëtorësh nga qershori deri në tetor 2012 kanë grabitur dhe rrahur persona të cilët po kalonin me makinën e tyre nga rruga e Martalit në zonën e Doganës.

Autorët u afroheshin viktimave në befasi ose duke u kërkuar çakmak apo cigare dhe më pas i grabitnin me dhunë, kryesisht duke ua marrë paratë që kishin me vete dhe celularët. Sipas denoncimeve, njëri nga të pandehurit i kërkonte shoferit t'i jepte një cigare ndërsa autori tjetër hapte papritur derën e pasagjerit dhe më pas i grabisnin me dhunë.

greqi arrestim shqiptar

Sondazh

Poll