Art&Argëtim

"E çuditshme por unë e dua nënën time"/ Reagon Miley Cyrus pas dramës familjare

Në fund të javës së kaluar, disa media pretenduan se Noah dhe Purcell kishin një marrëdhënie të konsoliduar.

4 Mars 2024, 12:02 Nga S.B
"E çuditshme por unë e dua nënën time"/ Reagon
Miley, Tish dhe Noah Cyrus

SHBA- Këngëtarja e njohur amerikane Miley Cyrus nuk ishte plotësisht në dijeni se motra e saj Noah Cyrus dhe aktori i "Prison Break" Dominic Purcell kishin pasur lidhje përpara se ai të martohej me nënën e saj, Tish Cyrus. Në fund të javës së kaluar, disa media pretenduan se Noah dhe Purcell kishin një marrëdhënie të konsoliduar.

“Miley nuk kishte asnjë ide për dramën me Dominic. Asnjë ide fare”, tha një burim i afërt me këngëtaren 31-vjeçare të “Flowers”. “Miley u ballafaqua me nënën e saj për këtë. Ajo mendon se është një situatë e çuditshme, por e do nënën e saj dhe dëshiron që ajo të jetë e lumtur.”

Nëna e Miley Cyrus,Tish 56 vjeçe, dyshohet se ishte në dijeni të marrëdhënies së bashkëshortit aktual me vajzën e saj të vogël, por thuhet se nuk i dha kurrë Noahs mundësinë të fliste për të gjitha këto përpara se të martoheshin. Noah, e cila u pa së fundmi në Javën e Modës në Paris, gjithashtu nuk mori pjesë në dasmën e Tish me Purcell në gusht 2023.

miley cyrus noah cyrus tish cyrus

Sondazh

Poll