Art&Argëtim

Transformimi në peshë i Christina Aguilera-s, çelësi drejt humbjes së kilogramëve dieta "Ylber"

Christina ka pasur shumë ulje-ngritje në rrugëtimin e saj për të humbur kilogramët e tepërt.

3 Mars 2024, 20:47 Nga S.B
Transformimi në peshë i Christina Aguilera-s, çelësi drejt
Christina Aguilera

SHBA- Këngëtarja e njohur Christina Aguilera është rikthyer në skenë me koncertin e saj në Las Vegas këtë fundjavë. Këngëtarja ka shfaqur pamjen e saj elegante dhe humbjen e pabesueshme në peshë. Christina ka pasur shumë ulje-ngritje në rrugëtimin e saj për të humbur kilogramët e tepërt.

Pesha e saj do të vazhdonte të luhatej gjatë viteve të ardhshme, për shkak të stresit të divorcit të saj nga kompozitori i muzikës Jordan Bratman. Në vitin 2010, krijuesja e hitit "Genie in a Bottle" filloi një rutinë të re diete dhe fitnesi, pasi humbi kilogramët për rolin e saj seksi në filmin "Burlesque".

Që atëherë, ajo ka humbur më shumë se 18 kilogramë pas dietës ‘Rainbow’ (ylber), e cila konsiston në konsumimin e frutave dhe perimeve në një larmi ngjyrash, për t'u siguruar që po merren mjaftueshëm vitamina dhe lëndë ushqyese në dietën e përditshme. Pra me pak fjalë çdo ditë duhet të konsumohet një ngjyrë dhe duhet që frutat dhe perimet të kenë ngjyrën e përcaktuar nga dita.

Transformimi në peshë i Christina Aguilera-s, çelësi drejt
dieta Ylber

Ajo gjithashtu e kufizon veten në 1600 kalori në ditë dhe stërvitet dy deri në pesë herë në javë.  Thuhet se Christina pëlqen boksin, stërvitjen e forcës dhe stërvitjet kardio në veçanti.

christina aguilera dieta ylber

Sondazh

Poll