Art&Argëtim

FOTO/ Beyonce nuk njihet fare në fotot e reja, tregon makthin e saj më të madh

Ikona është gjithashtu gruaja e parë me ngjyrë që kryeson listën e muzikës kantri të Billboard në SHBA.

4 Mars 2024, 10:30 Nga S.B
FOTO/ Beyonce nuk njihet fare në fotot e reja, tregon makthin e saj më
Beyonce

SHBA- Këngëtarja e njohur Beyoncé duket pothuajse e panjohur në fotografitë e reja ku vihen re disa ndryshime në flokë. Këngëtarja superstare në njërën nga fotot shfaqet me flokët e saj të gjatë të lyer me ngjyrë të kuqe, një korse dhe të brendshme ngjyrë bezhë, për xhirimin me 'CR Fashion Book'.

Nëna e tre fëmijëve tha: Një nga makthet e mia të flokëve ishte në Grammy 2001. Ishte viti kur Destiny’s Child fitoi Grammy-n tonë të parë.

FOTO/ Beyonce nuk njihet fare në fotot e reja, tregon makthin e saj më
Beyonce

“Unë mora dekolorantin që ishte për zbardhjen e vetullave dhe e vendosa në pjesën e përparme të flokëve sepse isha shumë e paduruar për të pritur ngjyrën. Flokët mu bënë shumë platin, por dy javë më vonë pjesa e përparme e flokëve m'u këput shumë keq.”  tha këngëtarja.

Muajin e kaluar The Sun raportoi se si Bey bëri histori duke kryesuar listën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë në pothuajse 14 vjet me Texas Hold'Em. Ikona është gjithashtu gruaja e parë me ngjyrë që kryeson listën e muzikës kantri të Billboard në SHBA. Kënga, e publikuar më 11 shkurt gjatë Super Bowl, pritet të shfaqet në albumin e saj, i cili do të publikohet më 29 mars.

beyonce

Sondazh

Poll