Art&Argëtim

Hidhen kapsolla në lokalin e Noizy-t, policia: Nuk ka pasur asnjë dëm në ambientin e biznesit

Mësohet se në fillim ishte raportuar për shpërthim bombe por policia ka njoftuar se kanë qenë kapsolla ato që kanë alarmuar vendin.

4 Mars 2024, 11:30 Nga N.F
Hidhen kapsolla në lokalin e Noizy-t, policia: Nuk ka pasur asnjë
Noizy

DURRËS- Ditën e sotme është raportuar se janë hedhur disa kapsolle në drejtim të lokalit të reperit të njohur Rigels Rajku i njohur me emrin e tij artistik, Noizy. Mësohet se në fillim ishte raportuar për shpërthim bombe por policia ka njoftuar se kanë qenë kapsolla ato që kanë alarmuar vendin.

Policia ka njoftuar se nga shpërthimi i kapsollave nuk ka pasur asnjë dëm në ambientin e biznesit, por është dëmtuar vetëm një vazo lulesh. Nuk është hera e parë që në lokalin e reperit regjistrohen incidente pasi më parë u është vënë flaka dy lokaleve të tij.

lokal noizy rigels rajku

Sondazh

Poll