Art&Argëtim

VIDEO/ Ish-stilistja akuzon Kylie Jenner për vjedhjen e dizajneve, "Khy" i kundërpërgjigjet

Ylli i ‘Byron Baes’ ndau imazhe dhe i krahasoi fustanet me copë të përdredhur të Johansen me fustanet e Khy me një sup.

3 Mars 2024, 21:05 Nga S.B
VIDEO/ Ish-stilistja akuzon Kylie Jenner për vjedhjen e dizajneve,
Jessica Johansen-Bell dhe Kylie Jenner

SHBA- Dizenjuesja e modës Jessica Johansen-Bell akuzoi themeluesen e ‘Kylie Cosmetics’ Kylie Jenner në TikTok se kishte marrë dizajnet e saj. Në videon gati dy minutëshe, themeluesja e ‘Johansen’ tregoi një koleksion rreth katër vite më parë, për të cilin ajo pretendoi se është i ngjashëm me koleksionin e fundit të markës së veshjeve Khy.

Pasi miqtë dhe anëtarët e familjes e pyetën nëse ajo po bashkëpunonte me yllin e ‘The Kardashians” pasi panë veshjet, stilistja pretendoi se ajo e kishte veshur Kylien më pare. Ylli i ‘Byron Baes’ ndau imazhe dhe i krahasoi fustanet me copë të përdredhur të Johansen me fustanet e Khy me një sup.

"Unë kontaktova me ekipin e saj dhe ata thanë: Ne i zhvilluam këto dizajne përmes punës së palodhur dhe inovacionit të ekipit tonë.” tha Bell.

Në seksionin e komenteve, kritikët dhe fansat argumentuan se fustanet e Khy dukeshin identike me ato të Johansen.

“Mendova se ishte Johansen kur e pashë për herë të parë”, tha një kritik.

kylie jenner khy

Sondazh

Poll