Art&Argëtim

Drama pafund në familjen e Miley Cyrus/ E ëma i "mori" të dashurin vajzës së saj të vogël Noah

Noah nga ana tjetër thuhet se është mjaft e ofenduar nga e gjithë situata.

3 Mars 2024, 15:38 Nga S.B
Drama pafund në familjen e Miley Cyrus/ E ëma i "mori"
Familja Cyrus

SHBA- Bashkëshorti i Tish Cyrus, Dominic Purcell, thuhet se po takohej dhe njihej me vajzën e saj më të vogël, Noah Cyrus, para se të bashkoheshin. Sipas burimit, Tish, 56 vjeç, ishte në dijeni për marrëdhënien e Purcell me Noah por asnjëherë nuk i dha Noahs mundësinë të fliste për të gjitha këto përpara se të martoheshin. Noah nga ana tjetër thuhet se është mjaft e ofenduar nga e gjithë situata.

Fansat mund të kujtojnë se krijuesja e hitit "July" dhe njëkohësisht motra e Miley Cyrus nuk mori pjesë në dasmën e nënës së saj në gusht të vitit 2023. Në vend të kësaj, ajo kaloi kohë duke bërë blerje në dyqane me vëllain e saj Braison. Mësohet se Tish ishte ajo që kërkoi siguri në dasmën e saj duke mbajtur jashtë Noah dhe Braison.

Ndonëse Noah thuhet se u trondit nga lajmet se nëna kishte një lidhje me ish-in e saj, ajo që atëherë ka gjetur lumturinë. Ajo njoftoi fejesën e saj me stilistin Pinkus në qershor 2023.

miley cyrus tish cyrus noah cyrus

Sondazh

Poll