Art&Argëtim

‘Madame Tussauds’ prezanton skulpturën e dyllit të Justin Bieber, fansat mahniten nga ngjashmëria e frikshme

Punimet e mëparshme të figurave prej dylli të superyllit të popit ndodhen në të gjithë botën në muzetë e Madame Tussauds.

3 Mars 2024, 18:01 Nga S.B

 

‘Madame Tussauds’ prezanton skulpturën e dyllit të Justin
Justin Bieber

SHBA- Këngëtari Justin Bieber mbushi plot 30 vjeç më 1 mars dhe bota festoi bashkë me të, duke përfshirë edhe muzeun e figurave prej dylli ‘Madame Tussauds’. Figura më e fundit e dyllit e këngëtarit të ‘Peaches’ u modelua pas paraqitjes së tij në videon e këngës së vitit 2021, ku ai kishte veshur një xhup me pika dhe një kapuç të bardhë. Artistët madje kanë kapur detajin e kryqit e vogël që Bieber ka bërë tatuazh pranë njërit sy.

“Qirinjtë e ditëlindjes së 30-të të Justin Bieber nuk janë i vetmi dyll këtu. Figura e re prej dylli e Bieber ka dalë në skenën e Madame Tussauds Hollywood! Dërgojini JB urimet tuaja për ditëlindjen më poshtë!”, shkruan muzeu në Instagram krahas fotove të krijimit të tyre më të fundit.

Punimet e mëparshme të figurave prej dylli të superyllit të popit ndodhen në të gjithë botën në muzetë e Madame Tussauds.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Madame Tussauds Wax Museum USA (@madametussaudsusa)

 

skulptura e dyllit te justin bieber justin bieber

Sondazh

Poll