Art&Argëtim

Habit Billie Eilish: U ndava me të dashurin pasi pashë një ëndërr me Christian Bale, ishte në një kafene...

Eilish nuk e zbuloi identitetin e ish të dashurit, por së fundmi ajo ishte e lidhur me këngëtarin e ‘The Neighbourhood’, Jesse Rutherford.

3 Mars 2024, 15:51 Nga S.B
Habit Billie Eilish: U ndava me të dashurin pasi pashë një
Billie Eilish dhe Christian Bale

SHBA- Këngëtarja e njohur Billie Eilish pranoi se dikur u nda me të dashurin pasi pa një ëndërr me aktorin Christian Bale.

“Disa vite më parë pata një ëndërr për Christian Bale dhe ishte në një kafene të vogël që ndriçohej nga rrezet e diellit, dhe më bëri të kuptoja se duhej të ndahesha me të dashurin tim”, tha ajo gjatë një interviste.

Vëllai i saj, Finneas, i cili ishte gjithashtu në intervistë, filloi të qeshte me shakanë duke mos e marrë aspak seriozisht.

"Vërtetë," vazhdoi ajo. "U zgjova dhe erdha në vete."

Eilish nuk e zbuloi identitetin e ish të dashurit, por së fundmi ajo ishte e lidhur me këngëtarin e ‘The Neighbourhood’, Jesse Rutherford. Ata u takuan për rreth shtatë muaj përpara se të ndaheshin në maj të vitit 2023. Ndarja e tyre erdhi si një tronditje, duke marrë parasysh se Eilish ishte mëse rehat në lidhje duke lavdëruar publikisht të dashurin e saj shpesh herë.

Habit Billie Eilish: U ndava me të dashurin pasi pashë një
Billie Eilish dhe Jesse Rutherford

“Jam vërtet e emocionuar dhe shumë e lumtur për marrëdhënien tonë”, tha ajo në atë kohë.

billie eillish christian bale

Sondazh

Poll