Art&Argëtim

"Dashuria e jetës sime, përgjithmonë"/ Hailey Bieber prek me dedikimin ndaj bashkëshortit të saj Justin Bieber

Hailey dhe Justin u martuan në shtator të 2018-ës dhe kanë qenë të hapur për vështirësitë me të cilat u përballën si porsamartuar.

3 Mars 2024, 15:21 Nga S.B
"Dashuria e jetës sime, përgjithmonë"/ Hailey Bieber
Justin dhe Hailey Bieber

SHBA- Gruaja e këngëtarit të njohur Justin Bieber, Hailey Bieber, shuajti shqetësimet në lidhje me martesën e tyre duke ndarë një seri fotografish prekëse në Instagram për ditëlindjen e tij të 30-të.

“30!!!!!!!!???????????? ishte e shpejtë,” shkroi ajo.

"Fjalët nuk mund të përshkruajnë kurrë bukurinë e asaj që ti je," vazhdoi Hailey. “Gëzuar ditëlindjen… dashuria e jetës sime, përgjithmonë.”

Postimi i modeles 27-vjeçare vjen pasi fansat shprehën shqetësimin në internet kur babai i saj, Stephen Baldwin, kërkoi lutje për çiftin përmes një mesazhi të ripostuar në Instagram Story të mërkurën. Hailey dhe Justin u martuan në shtator të 2018-ës dhe kanë qenë të hapur për vështirësitë me të cilat u përballën si porsamartuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hailey Rhode Baldwin Bieber (@haileybieber)

hailey bieber justin bieber

Sondazh

Poll