Aktualitet

Policia lajmërohet nga qytetarët, ndalohen 7 sirianë në Dibër, po tentonin të kalonin kufirin

14 Nëntor 2019, 16:52 Nga DOSJA
Policia lajmërohet nga qytetarët, ndalohen 7 sirianë në

DIBËR– Policia ka ndaluar 7 sirianë në Dibër, pasi ishin denoncuar tek “blutë” nga qytetarët se po përpiqeshin që të kalonin kufirin.

Ata po tentonin që të largoheshin në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme,

Policia ka bërë shoqërimin e 7 shtetasve sirianë, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, me qëllim për të kaluar në drejtim të Maqedonisë dhe më pas në një nga vendet e BE-së.

Të shtatë të ndaluarit sirianë janë shoqëruar në Qendrën e Rehabilitimit në Kukës, ndërkohë që Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit që i ka sjellë në Dibër dhe që do t’i transportonte në drejtim të kufirit me Maqedoninë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet diber siriane ne diber diber siriane ne diber

Sondazh

Poll