Aktualitet

Klima e biznesit në Shqipëri/ Ambasada e SHBA ‘godet’ qeverinë me qëndrimin e biznesmenit: Nuk është e lehtë (VD)

14 Nëntor 2019, 16:21 Nga DOSJA
Klima e biznesit në Shqipëri/ Ambasada e SHBA ‘godet’

TIRANË- A është e lehtë të bësh biznes dhe të investosh në Shqipëri? Kjo është pyetja që bëjnë biznesmenët e huaj kur duan që të invesotojnë në Shqipëri. Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar sot në Facebook, videon e emisionit “31 minuta”, që transmetohet në RTSH, i cili ka trajtuar pikërisht temën e investitorëve të huaj që kërkojnë të jenë dhe në tregun shqiptar.

Sipas biznesmenit që citon ambasada për në Shqipëri nuk mund të bëhet biznes. “A është e lehtë të bësh biznes dhe të investosh në Shqipëri? Ky biznesmen amerikan, për fat të keq, do të thoshte ‘jo’”, shkruhet në postim.

Emisioni i ka kushtuar një hapësirë të veçantë klimës së biznesit në Shqipëri. “A është e lehtë apo e vështirë të besh biznes? Po investitorët e huaj me çfarë të papriturash dhe pengesash përballen ku vijnë këtu? A ka një mjedis te sigurt ekonomik, ligjor dhe a ekziston konkurrenca e ndershme?”, shkruhet më tej në postim.

Biznesmeni Lucio Suoto, President i Internacional Cruise Duty Free, ka thënë se në Shqipëri është e vështirë të bësh biznes, duke treguar dhe historinë e tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e shba investitoret e huaj klima e biznesit ambasada e shba investitoret e huaj klima e biznesit

Sondazh

Poll