Aktualitet

U kap me drogë në Greqi, arrestohet 47-vjeçari grek, droga dyshohet se ishte nga Shqipëria

47-vjeçar u arrestua nga policia teksa transportonte drogën me automjetin tip “Mercedz Benz” në zonën e Kozanit.

2 Mars 2024, 22:56 Nga N.F
U kap me drogë në Greqi, arrestohet 47-vjeçari grek, droga
Makina e grekut te arrestuar

GREQI- Një 47-vjeçar grek është vënë në pranga teksa transportonte me automjetin e tij 39 kilogramë e 560 gram kanabis të papërpunuar. 47-vjeçar u arrestua nga policia teksa transportonte drogën me automjetin tip “Mercedz Benz” në zonën e Kozanit.

Sipas raportimeve nga mediat greke sasi kanabisi dyshohet se është marrë nga Shqipëria. Arrestimi erdhi si pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të luftuar trafikun e paligjshëm të drogës nga autoritetet dreke. Gjithashtu në fillim të këtoj viti u sekuestrua rreth 440 kg marijuanë e cila besohet se vinte nga Shqipëria. Në një hetim të mëpasshëm, u gjetën 39 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 39 kilogramë e 560 gram.

47-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan edhe 140 euro, 2 celularë dhe 2 karta SIM.

greqi arrestim drofe shqiperi

Sondazh

Poll