Art&Argëtim

Ledri Vula pjesë e Atletico Madrid?/ Ekipi përdor këngën "Beautiful" në një postim në TikTok

Por, ajo që bëri këtë postim të veçantë është muzika e kuicit, e cila është kënga "Beautiful" e reperit shqiptar Ledri Vula, interpretuar së bashku me Flori Mumajesin.

1 Mars 2024, 21:59 Nga S.B
Ledri Vula pjesë e Atletico Madrid?/ Ekipi përdor këngën
Ledri Vula

SPANJË- Një nga klubet më të njohura spanjolle të futbollit, Atletico Madrid ka një performancë goxha të mirë në rrjetin social TikTok. Me 15 milionë ndjekës dhe 113 milionë pëlqime përmbajtja e faqes përfshin pyetje, fragmente nga stërvitjet, si dhe momente të çmendura nga futbollistët, të cilat postohen çdo ditë në llogari. Pyetja e fundit për ndjekësit e faqes së ekipit kërkonte të zbulonte identitetin e lojtarit në formë kuici ku shfaqej vetëm një pjesë nga kurrizi i tij i veshur me fanellën e ekipit.

Por, ajo që bëri këtë postim të veçantë është muzika e kuicit, e cila është kënga "Beautiful" e reperit shqiptar Ledri Vula, interpretuar së bashku me Flori Mumajesin. Ndërkohë, lojtari në sondazh identifikohet në foton pasardhëse dhe është Rodrigo De Paul. Nuk munguan as komentet nga përdoruesit shqiptarë që e vunë re menjëherë këtë detaj.

“Nuk mund ta besoj që vendosët një këngë shqiptare” shkroi një përdorues.

https://www.tiktok.com/@atleticodemadrid/photo/7341025807147568417?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7332815458356610565

ledri vula atletico madrid tiktok atletico madrid perdor kengen e ledrit

Sondazh

Poll