Art&Argëtim

Refuzoi ftesën e Leonardo DiCaprios, modelja e 'Playboy' tregon përgjigjjen me tre fjalë që mori nga aktori

Hieke tha se ai i dha përgjigjen me tre fjalë: Unë e respektoj vendimin.

1 Mars 2024, 17:06 Nga S.B
Refuzoi ftesën e Leonardo DiCaprios, modelja e 'Playboy' tregon
Hieke Konings dhe Leo DiCaprio

SHBA- Një modele e ‘Playboy’ ka zbuluar përgjigjen me tre fjalë të aktorit të njohur Leonardo DiCaprio, pasi ajo refuzoi ftesën e tij. Hieke Konings, 22 vjeç, ka pohuar se ajo ndau një puthje me yllin e Hollivudit në një klub nate në Los Anxhelos. Në një intervistë të re me edicionin holandez të ‘Playboy’, Hieke tha se më pas ishte ftuar të shkonte në shtëpi me yllin e ‘Killers Of The Flower Moon’, por e refuzoi atë.

“Ai ka reaguar shumë i tronditur. Sigurisht, ai nuk është mësuar të refuzohet. I thash se nuk e njihja mjaftueshëm”, tha ajo.

Hieke tha se ai i dha përgjigjen me tre fjalë: Unë e respektoj vendimin.

Por ajo shtoi: Kështu ai iu drejtua një vajze tjetër dhe e mori në shtëpi.

Refuzoi ftesën e Leonardo DiCaprios, modelja e 'Playboy' tregon
Hieke Konings

“Ishte në një klub të fshehtë në LA, ku hyn vetëm me ftesë. E pashë të ulur atje me kapuçin e zi dhe bëmë kontakt me sy.” shtoi modelja.

Ajo shpjegoi se si menaxheri i Leos e solli atë në tryezën e yllit, duke thënë: Leo dëshiron të flasë me ty.

Bukuroshja bionde më pas tha: Jo, Leo është shumë i çuditshëm dhe shumë i vjetër.

Sidoqoftë nuk pati asnjë reagim deri më tani nga ana e aktorit të njohur mbi këtë ngjarje.

leonardo di caprio hieke konings playboy

Sondazh

Poll