Art&Argëtim

"Është një aromë që askush nuk e ka nuhatur më parë"/ Kylie Jenner lançon parfumin e saj të parë "Cosmic"

Kylie Jenner zbuloi aromën, të quajtur ‘Cosmic’ (kozmik), përmes Instagramit ditën e sotme.

1 Mars 2024, 20:37 Nga S.B
"Është një aromë që askush nuk e ka nuhatur
Kylie Jenner

SHBA- Kylie Cosmetics e themeluar nga Kylie Jenner po lançon parfumin e saj të parë dhe fjalët që e karakterizojnë janë: e pasur, e ngrohtë dhe e ëmbël. Kylie Jenner zbuloi aromën, të quajtur ‘Cosmic’ (kozmik), përmes Instagramit ditën e sotme.

Në fushatën e lançimit, Jenner, 26 vjeç, shihet e vendosur në një shtrat me lule rozë. Më pas klipi kalon duke treguar themeluesen teksa mban parfumin, të mbështjellë në një shishe qelqi delikate. Në një deklaratë për shtyp, Jenner tregoi frymëzimin pas lançimit dhe pse aroma është "aq personale".

“Doja të krijoja diçka që ishte vërtet unike për mua në çdo aspekt – nga aroma te shishja – dhe një aromë që njerëzit nuk e kanë nuhatur kurrë më parë, por që ndihet menjëherë”, shpjegoi Jenner. “Kemi kaluar më shumë se dy vjet duke punuar për këtë. Doja që ajo të ishte e freskët, por e ëmbël dhe të kishte erë "jashtë kësaj bote" dhe të kishte disa nga notat e mia të preferuara, duke përfshirë jaseminin dhe myshkun e vaniljes."

Jenner tregoi se ajo e ka dizejnuar gjithashtu paketimin me ditëlindjen e saj në numra romakë dhe shishja kishte atë formë që të përshtatej me pëllëmbën e dorës. Cosmic është vendosur të lançohet të enjten, më 7 mars, në kyliecosmetics.com.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylie Cosmetics (@kyliecosmetics)

kylie jenner parfumi i kylie jenner cosmic

Sondazh

Poll